E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaqarr Berisha Shqiperia do te jete e zhvilluar ne cdo pellembe te territorit te saj

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne inaugurimin e rruges se Vaqarrit Rruge nacionale-Vishajme gjatesi 9 km dhe vlere investimi 159 milion leke.

Rruga e ndertuar sipas te gjitha parametrave moderne e bashkekohore pershkon fshatrat e komunes Vaqarr si dhe i sherben fshatrave te komunes Baldushk Farke e Ndroq duke bere perfitues te drejtperdrejte 10 mije banore ndersa 30 mije te tjere do te perfitojne ne menyre indirekte. Nga kjo rruge perfitojne gjithashtu edhe femijet e shkolles 9 vjecare ne fshatin Arbane si dhe Spitali i te Verberve qe ndodhet ne kete zone.

Segmenti Vaqarr-Vishaj sherben edhe si rruge lidhese midis rruges se Ndroqit dhe rruges Tirane ndash Elbasan. Gjithashtu ajo lidh komunat e kesaj zone Vaqarin me Baldushkun Farken dhe se shpejti Pajoven dhe Peqinin duke krijuar nje rrjet unik tregu e prodhimi per kryeqytetin.

Duke pershendetur banoret e zones te mbledhur me kete rast kryeministri Berisha iu uroi atyre rrugen e re duke e cilesuar ate si nje veper te rendesishme infrastrukturore me nje impakt direkt ne jeten e qytetareve te ketyre komunave.

Kryeministri Berisha vleresoi potencialet e medha prodhuese dhe turistike te zones duke garantuar se qeveria do te mbeshtese dhe financoje cdo projekt per te zhvilluar fuqishem lagjet rurale te Tiranes ne menyre qe ato ti shpalosin sic duhet keto potenciale.

Kryeministri ftoi autoritet lokale te zones qe te bejne gjithcka per te lehtesuar veprimtarine e bizneseve e cila do te ndikoje ne uljen e papunesise dhe rritjen e vazhdueshme te mireqenies ne familjet e ketyre komunave.Keshilla ime per ju zoterinj kryetare te komunave dhe anetare te keshillave eshte beni gjithcka te lehtesojme veprimtarine e bizneseve krijojuni atyre cdo lloj mundesie duke ruajtur barazine pare ligjit. Ne kete menyre do te zvogelojme gjithnje e me shume papunesine ne kete menyre do te rrisim mireqenien ne vazhdim te familjeve shqiptare. u shpreh kryeministri. Gjithashtu ai shtoi Kete qeveri e akuzojne se po nderton rruge ne fshatra se po merret shume me fshatrat. Une ju garantoj ju se ne do te bejme gjithcka se jo ju qe jeni ngjitur me Tiranen por edhe ne fshatrat me te largeta te ketij vendi te kene infrastrukture te njejte me lagjet e qyteteve. Shqiperia e zhvilluar nuk mund te jete Shqiperia metropolit te zhvilluar ne Tirane dhe e mesjetes ne zonat e tjera. Do te jete e zhvilluar ne cdo pellembe te territorit te saj. Ndaj dhe do ti them ketyre zoterinjve te cilet kater vjet me pare do te deklaronin se per Berishen votuan eskimezet dhe ne keto zgjedhje nuk dine cte thone me se ne nuk i ndajme shqiptaret ne te dores se pare dhe te dores se dyte. Ne i duam shqiptaret aty ku jane. Ne frymezohemi me punen e tyre me perkushtim e tyre dhe ne jemi te bindur se se bashku me ta do ta bejme Shqiperine nje nga vendet me te zhvilluara me te begata te rajonit.

Sot periferia e Tiranes komunat perreth Tiranes kane biznese me shume se kishte vete Tirana 5 vjet me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›