Ballkani, krizë energjetike në vitet e ardhshme
Një ekspert evropian i energjisë tha se Evropa juglindore do të ballafaqohet me një krizë të madhe të energjisë në vitet e ardhshme, e cila mund të ketë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.
Vuk Hamovik, një tregtar i shquar i energjisë, tha dje se Ballkani po ballafaqohet me mungesë të madhe të energjisë por se nuk shihet ndonjë dëshirë për të investuar në burime të reja. Ai u citua të ketë thënë se nëse ky problem nuk zgjidhet, rezultati i kësaj do të jetë që konsumatorët të ballafaqohen me çmime të larta të energjisë. Studime të bëra kohët e fundit arrijnë në përfundim se rajoni ka nevojë për investime të mëdha në fushën e prodhimit të energjisë në të ardhmen.
Vitin e kaluar, Bashkimi Europian duke theksuar si arsye shqetësimet rreth sigurimit kërkoi mbylljen e një centrali bërthamor në Bullgari, si pjesë e marrëveshjes që e bëri Sofien anëtare të Bashkimit. Por zyrtarët në Shqipëri bënë thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi duke thënë se kjo ka çuar në shkurtime të burimeve të energjisë në vend.