PS, mbështetësit e Blushit kërkojnë mbledhjen e Kryesisë
TIRANË - Tetë anëtarë të kryesisë janë mbledhur sot ku kanë firmosur një peticion drejtuar Kryesisë. Ata thanë se Kryesia e PS-së duhet të mblidhet para Kongresit të Jashtëzakonshëm.
Kërkesa e 8 anëtarëve sapo është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste dhe rezulton të jetë firmosur nga 5 anëtarë të Kryesisë së PS-së, përkatësisht
Ben Blushi, Arben Malaj, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Saemira Pino. Po kështu firmëtarë janë edhe Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri, dhe Andis Harasani, që nuk janë anëtarë të Kryesisë se kësaj partie.
Ndër të tjera grupi i veçuar i PS-së, kërkon të organizohet grupi parlamentar socialist në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit.
Pritet që PS-ja të shqyrtojë këtë kërkese, por në bazë të statutit rezulton se Kryesia mund të mblidhet me kerkesen e 1/3 së anetareve, numer ky i paplotësuar me emrat e lartpërmendur.