Raporti përfundimtar i Komitetit të Helsinkit: Zgjedhjet me probleme

Tiranë, 25 gusht, NOA Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin përfundimtar të vëzhguesve të saj mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë.
Duke marrë në konsideratë të gjitha aspektet e tij, duke nisur që nga faza parapërgatitore me fushatën e partive, hartimin e listave zgjedhore apo pajisjen e popullatës me karta identiteti, e deri tek nxjerrja e rezultatit, ku organizëm joqeveritar vë re se procesi ka qenë i mbarsur me shkelje, megjithë risitë dhe disa arritje të ndryshme nga herët e mëparshme.
Sipas raportit në fjalë, arritjet kanë patur të bëjnë konkretisht me përcaktimin me ligj, të disa masave të posaçme për të siguruar shanse të barabarta gjinore; detyrimin për pajisje të votuesve me karta identiteti apo sanksionimin e sistemit proporcional rajonal si edhe mbikëqyrjen e procesit të votimit me kamera, por edhe të numërimit.
Ndërsa shkeljet që ka konstatuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kishin të bënin së pari me mosfunksionimin sipas tij të komisioneve zgjedhore. Vëzhgimet tona konstatuan se KZAZ-të edhe mbas ngritjes nuk funksionuan në mënyrë normale. Ato nuk aritën të verifikonin siç duhej kushtet dhe kriteret e caktuara sipas Kodit zgjedhor, thuhet në raport, .
Por edhe lidhur me listat e zgjedhjeve, për të cilat thuhet në raport se ato u shpallën me disa ditë vonesë.
Ndërsa lidhur me problematikën e ndeshur gjatë fushatës zgjedhore, raporti i KSHH-së citon se gjatë saj skena politike u shfaq tepër e polarizuar midis partive politike PD dhe PS.
Është e vërtetë se Kodi Zgjedhor nuk e ndalon një gjë të tillë, por duke ndjekur disa nga takimet, mitingjet dhe përdorimin e mjetet propogandistike, krijohet përshtypja se shpenzimet për fushatën kanë qenë të mëdha. Në të njëjtën kohë ka munguar dhe transparenca lidhur me burimin e këtyre të ardhurave, citon raporti.
Duke shtuar ndër të tjera se gjatë fushatës sidomos muajin e fundit u vërtetuan dhe disa incidente të provokuara nga militantë partiakë edhe se në disa raste vëzhguesit e KShH-së kanë raportuar se administrata publike dhe shkollat janë përdorur për qëllime elektorale.
Por raporti nuk ka harruar të vërë në dukje as problematikën e pajisjes së popullatës me karta identiteti, duke theksuar mangësitë e tij.
Ndërsa mbi procesin e votimit thuhet se në këto zgjedhje janë evindetuar disa raste të votimit familjar ose në grup duke cënuar kështu parimin themelor të fshehtësisë së votës.
Por Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nota kritike paraqet në raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, edhe mbi procesin e numërimit të votave.
Asnjë nga GNV-të nuk përfundoi procesin e numërimit brenda orës 17:00 të datës 29
qershor siç parashikon kodi. Gjatë monitorimit në KZAZ-të nr. 20, 41, 50, 51, 57 sistemi i kamerave nuk funksionoi në rregull, citohet në raport.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")