Kërkohet nga 8 anëtarët mbledhja e kryesisë së PS-së

Tetë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste kanë kërkuar mbledhjen e kryesisë së partisë. Kërkesa e 8 anëtarëve sapo është depozituar në sekretariatin e Partisë Socialiste. Kërkesa për të mbledhur kryesinë e PS-së është firmosur nga anëtarët Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Saemira Pino, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri.
Në kërkesë parashtohen edhe 5 pikat të cilat janë të nevojshme për të diskutuar në mbledhjen e krysisë të PS-së të cilat janë:
1. Thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit të Shqiperisë
2. Përfshirjen në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH
3. Përgatitjen dhe Administrimin e Kongresit
4. Garantimin e transparencës gjatë ditës se Kongresit
5. Diskutime për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të PSSH
Në zbatim të nenit 27 të statutit sipas të cilit "Kryesia e PSSH mblidhet jo më rralle se një herë në muaj", në kushtet kur Kryesia e PSSH nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm, si dhe në kushtet kur mandati i kryetarit të PSSH është ndërprerë, e vlerësojmë të nevojshme thirjen e Kryesisë" vijon më tej kërkesa.