E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, përleshen serbët me shqiptarët, 7 të plagosur

Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, derisa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë, raporton edicioni online i Gazeta Express.

Kjo ka bërë që njësia speciale e EULEX-it të ndërhyjë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Por punimet nuk janë ndërprerë. Policia thotë se e ka vënë situatën nën kontroll./Telegrafi/



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›