PS mbledh grupin parlamentar

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të kësaj partie. Në një takim informal në hotel "Tirana" të 140 kandidatët e Partisë Socialiste do të diskutojnë për zgjedhjet e 28 qershorit dhe për numërimin e votave të qarkut të Beratit dhe të Fierit. Gjithashtu në takim marrin pjesë edhe kryetarët e bashkive të këtyre 2 qarqeve. Ndërkohë që KQZ mori vendim ditën e sotme që votat e qarkut të Fierit nuk do të numërohen dhe se PS mund ti drejtohet kolegjit zgjedhor për ankimim. Partia Socialiste ka mbledhur për herë të parë Grupin Parlamentar pas zgjedhjeve të 28 qershorit.