E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherifi: Humbja e PS nga filozofia e përjashtimit

Ish deputeti i PS-së Elmas Sherifi u shpreh në studion e "Ora News" se Partia Socialiste humbi në zgjedhet e 28 qershorit për shkak të filozofisë së përjashtimit. Sipas tij ky ka qënë një filozofi e kryetarit Rama për të përjashtuar ata që e kritikon haptazi dhe tendencën për të marrë të gjithë pushtetin në një dorë. "Rama nuk mundi të mbledh votat e të majtës dhe ti kthejë ato në mandate dhe kjo tendencë për të pasur të gjithë në një dorë bëri që zgjedhësit të mos motivoheshin" theksoi Sherifi. Sipas tij një gabim tjetër i rëndë i Partisë Socialiste isht që nuk bëri një koalicion me LSI-në që të maksimalizoheshin më tepër votat e së majtës.Sherifi gjithashtu u shpreh se Edi Rama duhet të dorëhiqet nga kreu i Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›