Gjykata Kushtetuese, shqyrton padinë e Ramës
Gjykata Kushtetuese ka nisur ditën e martë seancën për shqyrtimin e padisë së Bashkisë së Tiranës për komisionin hetimor parlamentar në lidhje me hetimin për dhënien e lejeve të ndërtimit nga ky institucion. Në këtë seancë janë paraqitur pretendimet e të dyja palëve. Sipas përfaqësueseve të bashkisë komisioni parlamentar për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës është antikushtetues. Ata kanë vazhduar me tej se në këtë rast ka ndërhyrë pushteti legjislativ në atë vendor duke cënuar parimin e pavarsësisë.
Ndërkohë sipas përfaqësuesve të kuvendit komisioni hetimor parlamentar nuk ka ndërhyrë në punët e bashkisë por ka hetuar një çështje si lejet e cila është në interest të publikut. Në senacën tjetër do të vendoset edhe fati I padisë së kryebashkiakut Rama. Ku për veprimtarinë e tij është ngritur më 24 prill 2009, me 68 votat pro, 6 kundër dhe 3 abstenime komisionit hetimor "Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës". Por kjo nuk është hera e parë për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit që përballet me një hetim. Në vitin 2003, kryebashkiaku u hetua nga një komision hetimor me akuzën për shpërdorime me detyrën dhe fondet publike.