PS mbledh kryesinë, Rama: Gati për një President që mbyll një kapitull çmendurie në krye të shtetit

Zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe ka qenë sot në fokus të mbledhjes së kryesisë së PS-së, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama. Pas kësaj mbledhje, zoti Rama, duke folur për mediat, ka dhënë më shumë detaje për tematikën dhe përmbajtjen e kësaj mbledhje.
“Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes së zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare. Do miratojmë dhe një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në Kryesi, që burojnë nga detyrimet e Kongresit në funksion të gjithë kuadrit. Kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera të Shqipërisë në përpjkeje për të bërë një kandidaturë që ka një konsensus. Nuk e di nëse ka vullnet. Shanset janë shumë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur, në funksion të zgjedhjes se një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’i ndalojë turistët rusë, pas kërkesës së bërë një ditë më parë nga presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, gjatë fjalës së tij të mbajtur para deputetëve shqiptarë, zoti Rama tha se do të jetë në të njëjtën linjë me BE. Ai tha se nëse BE do të vendosë ndalimin e shtetasve rusë, atëherë dhe Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë.
Pyetje: A do t‘i ndaloni turistët rusë pas kërkesës së presidentit të Ukrainës?
Rama: Vendimet tona jenë të linjëzuara me vendimet e BE-së. Për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar nga BE ne kemi vazhduar të njëjtën rrugë. Nëse do të ketë një vendim të linjëzuar ne do të ndjekim të njëjtën rrugë.
/rtsh.al/