PS mbledh sot Kryesinë, të shtunën Asambleja
Sot, në orën 18.00 pritet të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Në rendin e saj të ditës do të jetë diskutimi mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Analiza që do të bëhet në Kryesi do të përcillet më pas edhe në Asamblenë Kombëtarë, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë. Sakaq, në Asamble do të diskutohet edhe për ngritjen e një grupi pune mbi ndryshimet e mundshme në statutin e Partisë Socialiste. Një tjetër pikë ka të bëjë me zgjedhjet në organizatat e partisë. Anëtarët e Asamblesë do të analizojnë edhe planin e veprimit politik të partisë. Protesta tjetër e radhës për Partinë Socialiste mësohet se do të zhvillohet në qytetin e Beratit.