E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste publike per ndalimin e gazetareve ne kufi nga Athina

Deklarata

Unioni i Gazetareve Shqiptare dhe Klubi i Patrioteve te Rinj protestojne per ndalimin e nje grupi gazetaresh shqiptare dhe te bashkeqytetareve tane per te hyre ne territorin grek nga pikekalimi kufitar i Qafebotes me 25 qershor te ketij viti.

Ndalimi i hyrjes se gazetareve Anisa Kadesha Enrik Mehmeti Lulzim Isufi dhe Shpetim Muho qe do te pasqyronin viziten e deputetit Dashamir Tahiri eshte nje shkelje e te drejtes per informim nje e drejte e sanksionuar ne konventat nderkombetare ku aderojne si Shqiperia ashtu edhe Greqia. Unioni i Gazetareve Shqiptare dhe Klubi i Patrioteve te Rinj i bejne thirrje shtetit shqiptar qe te kerkoje sqarime ne lidhje me kete incident ndaj autoriteteve shteterore greke dhe te siguroje qe ne asnje rast te mos perseriten ndalime te ketij lloji pasi kjo cenon jo thjesht standardet profesionale te gazetarise por mbi te gjitha nje te drejte kushtetuese te qytetareve shqiptare per informim te lire.

Unioni i Gazetareve Shqiptare dhe Klubi i Patrioteve te Rinj fton Ambasaden e Republikes se Greqise ne Tirane qe te percjelle ne instancat drejtuese te saj kete rast te rende te ndodhur ne pikekalimin e Qafebotes dhe te ofroje garancine se gazetaret shqiptare nuk do te ndalohen te pasqyrojne evente aktivitete dhe vizita te cilat perbejne interes per opinionin publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›