Çantë e dyshimtë para Pallatit të Kulturës, alarmi për eksploziv rezulton fals
TIRANE - Një çantë e dyshimtë, e braktisur para Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit. Çanta u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë, pas dyshimeve se në të mund të kishte lëndë eksplozive.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe rrethoi të gjithë zonën, ndërkohë që ekspertët bënë verifikimet e nevojshme dhe konstatuan se brenda saj nuk kishte asnjë lëndë të rrezikshme.
Ky nuk është rasti i parë që në rrugët e Tiranës gjendjen çanta të braktisura. Pak ditë më parë, një çantë e dyshimtë u gjet përpara maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet. Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, ekspertë të policisë kryen testet e para dhe konstatuan se nga brenda çantës dëgjoheshin pulse zanore, duke bërë që të dyshohej për mundësinë e vendosjes së një bombe.
Por pasi kryen kontrollin e nevojshëm, ekspertët konfirmuan se alarmi për bombë ishte i rremë, pasi brenda çantës nuk kishte asnjë material shpërthyes, por vetëm disa aparatura elektronike dhe rroba.
(er.nu/BalkanWeb)