PS mbyll fushaten ne Shkoder dhe Vlore
Partia Socialiste përmbyll sot fushatën elektorale me mitinjgjet e zhvilluara në Shkodër dhe në Vlorë.
Në mitingun e Shkodrës kryesocialisti Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 29 dhe u shpreh i sigurtë se era e rilindjes po fryn në këtë qytet. Ai theksoi se vota e të dielës është votë kundër rrënimit në mënyrë q ëtë marrë fund ndasia veri-jug.
“Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkuara. Intriga e re me ndasitë e vjetra. A doni të jetoni në një Shqipëri që jeton mes ndasive të vjetra. Ndëshkojeni marrëzinë e përçarjes që të çlironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra"- u shpreh Rama.
Pas fjalimit në Shkodër, kryesocialisti mbajti fjalim në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë nga ku u shpreh se rilindja do të vijë ëprmes numrit 29.
Sot shqiptarët janë të thirrur të provojnë atë që thoshte Mit’hat Frashëri, në liri lufta jonë është puna. Një frymë e re e bën një komb të marrë një shpirt të ri. Këto fjalë të një burri të mençur të këtij dheu i sjell këtu era e rilindjes dhe fryma e re e rilindjes që po vjen dhe do të trokasë përmes numrit 29. Në 23 qershor do ti sjellë këtij kombi një shpirt të ri. Me fuqinë e jashtëzakonshme të votës së saj, me fuqinë supreme të autoritetit moral dhe kombëtar që Vlora e ka prej historisë. Ky qytet do ti hapë rrugë, bashkë me Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, projektit të rilindjes”- u shpreh Rama.
Kryesocialisti premtoi lehtësira fiskale për bizneset, mbështetje për fermerët e vendit, legalizimet falas për zonat informale, rilindjen e arsimit dhe shërbim shëndetësor falas për të gjithë.