E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Uragani i fitores sot eshte me gjigand se asnjehere

Partia Demokratike ka përmbyllur në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Në mitingun madheshtor në sheshin “Nënë Tereza” kryeministri Berisha u shpreh uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë, sepse është uragani i së ardhmes dhe i një mirëqenieje më të mirë.

“Kjo është Tirana blu, Tirana e fitores historike në 23 qershor. Kjo është Tirana dhe Shqipëria e integrimit dhe të ardhmes. Uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë, është uragani i fitores. Uragani i fitores është ai i së ardhmes dhe një mirëqenie më të mirë. Ora e madhe po afron, të bashkohemi të gjithë për fitore. Më 23 qershor të jemi të gjithë së bashku për të votuar PD-në. Fitorja juaj do të jetë për rroga dhe pensione më të larta. 4 vitet që vijnë çdo i ri do të punësohet pa taksa për 3 vjet. Katër vitet që vijnë çdo i ri do të mbështetet me kredi të buta. Bisnesmenët të bashkohen me PD për taksa më të ulëta”- deklaroi kryeminsitri Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›