Tërmeti, dëmet kapin shifrën e 1.3 miliard eurove
Romë - Dëmet e shkaktuara e nga tërmeti i djeshëm në Aquila kapin shifrën e 1 miliard e 300 milion eurove, bën të ditur ministri italian i Infrastrukturës, Altero Matteoli.
“Vlerësimi i dëmeve shkon në 1 miliard e 300 milion euro, për sa i përket banesave. Shifra do të rritet pasi ka edhe dëme të tjera që duhen vlerësuar”, deklaron ministri italian.
Zjarrfikësit bëjnë të ditur se janë nxjerrë mbi 100 persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në Aquila. Ndërkohë, numri i të vdekurve mësohet të ketë shkuar mbi 180.