Sheshi mbushet si në 1992
06/04/2009 NATO
Anëtarësimi në NATO është festuar në Tiranë duke rikthyer atmosferën e vitit 1992, kur shqiptarët mbushën sheshin në Tiranë për të festuar demokracinë. Festa është përshëndetur dhe nga kryeministri Berisha i cili thekson se “17 vjet më pas ne mblidhemi sërish në këtë shesh, por kësaj radhe mblidhemi si një vend që 17 vjet më parë ishin jo dekada, por vite drite larg NATO-s, ndërsa sot ne jemi anëtarë të saj. Kjo u bë e mundur sepse në këtë periudhë ne njohëm dhe provuam solidaritetin, bujarinë dhe mbështetjen më të madhe të të gjitha kohërave”. Sipas tij në këto 17 vjet, asnjë komb nuk ka pasur mbështetjen që kemi pasur ne nga vendet e lira. I shprehim atyre mirënjohjen tonë të thellë. “Bujaria dhe ndihma e tyre u shndërrua në një levë Arkimedi për ne, për t’u mbledhur sot në këtë shesh si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një mirënjohje të pakufishme le t’i shprehim sot së bashku mikut tonë më të madh, kombit të madh amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit, Senatit, Kongresit, taksapaguesve të këtij vendi. Një mirënjohje të pakufishme le t’i shprehim sot edhe miqve më të shquar të kombit shqiptar, Presidentit Xhorxh W.Bush, qeverisë së atij që themeloi në Tiranë Kartën “Adriatik 3”dhe që do të sillte ne 12 qershor të vitit 2007 misionin historik; “Shqipëria në NATO!”, që sot është realitet”, tha Berisha.