KLSH 1.6 miliarde leke deme buxhetit te shtetit

Kryetari i KLSH-së, Robert Çeku paraqiti në komisionin e ekonomisë raportin për punën e institucionit që ai drejton për vitin 2010.
Sipas Çekut, “nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar 1.6 miliardë lekë dëme ndaj buxhetit të shtetit”.
“Tatimet dhe doganat janë institucionet që kanë shkaktuar dëmin më të madh në buxhet”, theksoi ai.
Me pas Çeku ka deklaruar se do të propozojë në Kuvend ndryshimin për ligjin organik të KLSH-së.