E Shtunë, 31 Tetor 2026

Struktura e PS-se ne Dropull Jo zona te lira per PBDNJ-ne

Gjirokaster Ne 6 komunat me shumice minoritare greke organizata e PS-se kerkojne konkurrence te lire

Strukturat e PS-se ne minoritetin grek kunder diktatit te aleances me PBDNJ dhe Vangjel Dules per kandidatet ne 8 komunat me shumice greke ne Jug te vendit. Nese ne 8 komunat me shumice minoritare greke te rretheve te Gjirokastres Sarandes dhe Delvines per hir te aleances parazgjedhore do ti lihen te lira per te kandiduar perfaqesuesve te PBDNJ-se partise se Vangjel Dules strukturat tona te PS ne keto njesi te qeverisjes vendore do te bojkotojne zgjedhjet e 8 majit nuk do te vendosim kandidate per listat e keshilltareve dhe do ti bejme thirrje publike elektoratit te majte qe te mos marre pjese ne keto zgjedhje deklaroi Thoma Garo nje nga figurat e njohura te socialisteve ne minoritetin grek ish-deputet dhe aktualisht kryetar i Asamblese Socialiste ne Dropullin e Siperm.

Strukturat e Partise Socialiste ne minoritetin grek thote socialisti Garo nuk jane ne parim kunder aleances me PBDNJ por jane kunder diktatit qe kryetari i saj Vangjel Dule ben duke kerkuar te kete zona te lira per te vendosur kandidate per kryetare ne keto 8 komuna nga te zgjedhurit e partise se tij. Mesohet prej Garos se gjate ketyre dy-tri diteve te fundit drejtues te organizatave socialiste ne Dropull Vurg dhe Finiq kane zhvilluar nje varg takimesh per te koordinuar ne vazhdim veprimet e tyre politike ne kundervenie te tendencave per eliminimin e kandidaturave te tyre pas presioneve te liderit Vangjel Dule qe ne kuader te marreveshjes se aleances me PSSH dhe presioneve ndaj strukturave socialiste ne qender ne Tirane qe sipas tyre imponoje kandidatet e perzgjedhur prej Dules dhe eliminon plotesisht rolin dhe strukturat socialiste ne minoritet.

Koordinatori i socialisteve ne Komunen e Dropullit te Siperm Kristaq Xha thote se presioni i organizatave socialiste ne zonat e minoritetit sa vjen e pershkallezohet dhe te henen pritet organizimi ne Jorgucat i takimit me te gjithe kreret e strukturave socialiste ne te 8 komunat minoritare te Jugut per te miratuar nje dokument te perbashket i cili do ti dergohet kryetarit Edi Rama dhe Kryesise se PSSH ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›