PS nesër do ankimojë rezultatin për Tiranën
06/06/2011 Partia Socialiste vijon të kundërshtojë rezultatin e KQZ-së më 23 maj
Vijon beteja ligjore e Partisë Socialiste ndaj vendimit të KQZ-së në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Ashtu siç paralajmëroi të shtunën dhe kreu i socialistëve, nesër PS-ja pritet të depozitojë kërkesën e radhës ankimore për zgjedhjet në Tiranë në Kolegjin Zgjedhor. Pas vendimit të së premtes, ku Kolegji në unanimitet rrëzoi ankimimin e PS-së në lidhje me procedurat e ndjekura nga KQZ-ja për numërimin e fletëve të votimit të hedhura aksidentalisht në kutitë e gabuara më 8 maj, tashmë hapi ligjor i radhës është kundërshtimi i rezultatit të dalë nga numërimi i këtyre fletëve. Ndërkohë pritet që Partia Socialiste të përgatisë një ankimim më të plotë dhe më të detajuar.
Padia e PS
Pas rrëzimit të pretendimeve të PS-së se vendimi 709 i KQZ-së ishte një akt normativ dhe që duhej të miratohej me shumicë të cilësuar votash, pritet që kontestimi i radhës, mund të ngrihet mbi bazën e akuzave të bëra nga përfaqësuesit ligjorë të PS-së në KQZ mbi “mospërputhjen e numrit të fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara me atë të votuesve”. Sepse, duke iu referuar pretendimeve dhe akuzave të bëra nga opozita ndaj anëtarëve të KQZ-së, gjatë procesit të numërimit të këtyre fletëve “dalin më shumë votues sesa fletë votimi”. Pavarësisht këtyre, mbetet për t’u mësuar se si do të argumentohet nga opozita aktpadia e radhës, pasi rrëzimi i kërkesës ankimore të premten e kaluar do të thotë që KQZ-ja ka vepruar drejt, teksa i ka cilësuar të vlefshme votat e gjendura në kutitë e gabuara, për të cilat 9 KZAZ të Tiranës kishin paraqitur kontestimet e tyre në KQZ. Nga ana e saj, opozita pretendoi se organi që merret me administrimin e zgjedhjeve ka kapërcyer kompetencat e tij, si dhe nuk ka respektuar procedurat që përcakton Kodi Zgjedhor për miratimin e vendimeve. Duke e cilësuar vendimin për rivlerësimin e votave si akt normativ, socialistët pretendonin se duhej të ishte miratuar me pesë vota dhe jo me katër. Nga ana e saj, KQZ-ja i hodhi poshtë pretendimet e PS për tejkalim kompetencash, duke u shprehur se vendimi 709 nuk ishte aspak një akt me karakter normativ, pasi ai nuk vendos rregulla sjelljeje. “Akti tërësisht u drejtohet për zbatim njerëzve të identifikuar në administratën e KQZ-së dhe madje edhe anëtarëve të KQZ, nëpërmjet vendimmarrjes finale. Ai nuk u drejtohet njerëzve që nuk identifikohen me karakteristika të veçanta. Kjo e bën të papërmbushshëm edhe kushtin e tretë të kërkuar për natyrën normative të aktit administrativ”, theksoi përfaqësuesja ligjore e KQZ-së, Dëshira Pasku, në seancën e së premtes në lidhje me pretendimet e PS-së.
PD: PS nuk foli për votat
Në seancën e së premtes në Kolegjin Zgjedhor, avokati i PD-së (palë e interesuar në këtë proces), Ivi Kaso, u shpreh se “një gjë nuk dëgjuam të flitet dhe as nuk do dëgjojmë në vijim të flitet, atë që është dhe themeli i çështjes: për votën. Për të drejtën e votës si e barabartë, e fshehtë, e lirë, e pacenueshme dhe e patjetërsueshme. Kjo është diferenca e thellë mes nesh dhe Partisë Socialiste. Analiza jonë mbështetet në nocionin kushtetues të votës si themeli kushtetues i një shoqërie demokratike, zbulon dhe mbron parimin, i cili nuk mund të zhvlerësohet nëpërmjet mekanizmave proceduralë dhe aritmetikë, që aq më tepër nuk janë as mekanizma të parashikuar në Kodin Zgjedhor”.
Kolegji Zgjedhor zbardh sot vendimin e së premtes, që rrëzoi padinë e PS
Ndërsa PS do vijojë nga procedurat ligjore në lidhje me kontestimin e rezultatit për Tiranën, sot Kolegji Zgjedhor do të bëjë dhe zbardhjen e vendimit të së premtes. Kështu pas një vendimi “të thatë”, pesë anëtarët e Kolegjit me në krye relatorin e çështjes, Tom Ndreca, do të paraqesin sot argumentimin e tyre ligjor dhe shkaqet që sollën një vendimmarrje të tillë, pas seancës maratonë të së premtes së kaluar. Në vendimin e tij, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e KQZ-së për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha. Kolegji, pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve ligjorë socialistë, dhe pasi shqyrtoi provat e palët paditëse, së bashku me tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ, të dorëzuara këto nga KQZ-ja, vendosi të rrëzojë kërkesën e PS-së, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së. Seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste nisi sot rreth orës 10:00, ndërsa vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë rreth orës 21:00 të së premtes. Një vendim ky që erdhi pas shqyrtimit të provave të paraqitura si nga PS, ashtu edhe nga KQZ-ja, ku më pas Kolegji njohu veprimin e numërimit të votave në kutitë e gabuara dhe cilësimin e tyre si të vlefshme.