Matura, gjithçka duhet mësuar për matematikën
06/06/2011 Përmbajtja e provimeve, kapitujt dhe temat më të rëndësishme që maturantët duhet të përvetësojnë
Përmbajtja e pyetjeve të testit përfundimtar për të gjitha profilet e shkollave të mesme
Përmbajtja e tezave të provimit të dytë të maturës shtetërore, që do të zhvillohet në datën 15 qershor në lëndën e matematikës, do të specifikohet nga lloji i shkollës së mesme që maturanti ka kryer. Niveli i vështirësisë në këtë provim do të jetë më i lartë për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme të të njëjtit profil me lëndën e matematikës, çka do të thotë se nxënësit që kanë mbaruar shkollat e mesme profesionale, ato artistike e sportive, të profilit shoqëror etj., nuk do të kenë të njëjtën shkallë vështirësie. Kjo pasi testet e tyre do të jenë më të thjeshta në përbërje sesa mund të ndodhë me testet që do të përgatiten për profilin natyror. Megjithatë, ekspertët e maturës kanë deklaruar se për të shtatë profilet tezat e provimit do të kenë në përmbajtje pyetje të cilat do t’u vijnë në ndihmë të tria niveleve të njohurive, duke filluar nga ai më elementari deri te pyetjet për nivelin e nxënësve më të mirë. Sipas përcaktimeve të bëra, kërkesat në test do të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë e me shtjellim të argumentuar. Zgjidhja e problemave do të zërë një pjesë të rëndësishme të pyetjeve që duhet të plotësojë nxënësi. Për këtë janë përcaktuar edhe kapitujt e temat për secilin nga profilet, të cilave nxënësit duhet t’u japin më shumë përparësi në këtë fazë përgatitore. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë kapituj dhe temat që maturantët duhet të përvetësojnë më me përparësi, duke qenë se dhe pyetjet finale të testit do të jenë marrë nga këto tema. Konkretisht bëhet fjalë për kapitujt që kanë të bëjnë me numrin, shprehjet me ndryshore, ekuacionet, funksioni, studimi elementar, njehsimi diferencial e integral, figurat gjeometrike, matjet, statistika, kombinatorikë e probabilitet. Për secilën prej tyre është përcaktuar edhe pesha e rëndësisë që do t’i jepet në përzgjedhjen e pyetjeve finale të testit të matematikës. Sipas rregullores së provimeve, “testi në total ka 25 pyetje, trembëdhjetë pyetjet e para janë me zgjedhje, ku do të rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të kryer veprimet e nevojshme. Koha për zhvillimin e testit është 2 orë e 30 minuta”. Duke filluar nga dita e nesërme nxënësit do të mund t’u drejtohen sërish shkollave të tyre të mesme, për të vijuar edhe javën e fundit përgatitore mbi provimin e matematikës. Gjatë kësaj jave, mësuesit do të zhvillojnë konsultime në lidhje me të gjitha temat dhe paqartësitë që maturantët mund të kenë mbi provimin e matematikës. Për hartimin e tezave të matematikës, ekspertët do të ngujohen në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve duke filluar nga data 8 qershor, për të dalë nga këto ambiente në ditën që do të zhvillohet provimi.