E Diel, 1 Nëntor 2026

PS neser protesta ne 4 qarqe. Tubimet ne te njejten ore e pa fjalime

 Opozita do te protestoje diten e premte ne kater qarqe te vendit. Tirana, Vlora, Korca dhe Lezha do te jene ne njejten ore ne proteste. Opozita ka percaktuar qe ne qendrat e ketyre qyteteve te nise protesta ne oren 14.00. Do te jene proteste pa fjalime nga kreret opozitare, pohojne burime brenda selise roze. Ne kater qarqet e ndryshme te vendit, sipas zonave do te jene te shperndare edhe deputetet e Partise Socialiste. 
Ndersa numri dy i kesaj partie Gramoz Ruci do te jete i pranishem ne protesten e Vlores, mbetet ende ne pikepyetje ku do te jete kreu i PS Edi Rama, pas zerave se eshte ende ne diskutim nese do te jete ne qarkun e Korces apo te Lezhes. Ashtu si edhe ne protestat e meparshme, edhe kete te premten grumbullimi i qytetareve do te behet nepermjet marshimeve te tyre nga pikat hyrese te qyteteve.

Edhe kete here ne kryeqytet, ku pritet te vijne meshtetes te opozites nga Shqiperia e mesme, do te protestojne ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, perpara selise se kryeministrise. Opozita ashtu si edhe ne rastin e homazheve te se premtes se shkuar, do te caktoje vete njerez per te ruajtur qetesine  dhe zhvillimin paqesor te protestave.

Opozita ka percaktuar si strategji perhapjen e protestave edhe ne qarqe te tjera te premten e ardhshme, te cilat do te zhvillon ne te tera qytetet deri ne 20 shkurt. Ne kete date opozita ka parashikuar mbajtjen e nje proteste te madhe ne tirane, pikerisht ne diten qe ne kalendarin historik shqiptar eshte e shenuar si dita e demokracise. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›