21 janari Lajcak ne Tirane. Takim me Topin Berishen e Ramen

I derguari i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak ndodhet sot ne nje mision te dyte ne Tirane per te ulur tensionet politike qe pasuan 21 janarin. Diplomati evropian permes nje axhende te ngarkuar vjen kete here me nje mesazh te forte per lideret politike Berisha e Rama. Pas pothuajse një orë në zyrën e kreut të shtetit, Miroslav Lajçak ka zhvilluar rreth orës 15:00 një takim me kryeministrin Berisha.
Gjatë takimit me kreun e shtetit, Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm, zotin Miroslav Lajçak shprehu shqetësimin e madh për krizën politike në Shqipëri e për dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të saj, duke vënë në dukje se kjo situatë, po pengon procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. zoti Lajçak theksoi nevojën urgjente për qetësi dhe rregull publik si dhe të respektit të Kushtetutës dhe pavarësisë së institucioneve që të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese. Në këtë pikë, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë “e zhvillimit të një hetimi tërësor, profesional, transparent e të paanshëm të ngjarjeve të 21 janarit”.
Pjesë e axhendës së negociatorit të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri ishte dhe takimi me kryesocialistin Rama, në selinë rozë rreth orës 16:30. Ish ministri i jashtëm sllovak, vjen për herë të dytë brenda javës në Tiranë, i dërguar me porosi të shefes së diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton. Ai vjen sërisht për të përcjellë mesazhin e Brukselit për politikanët shqiptarë.
Alsat