Ndryshime ne arsimin profesional

Një i ri në moshën 16-17 vjec, që ka mbaruar dy viteëtë shkollës së mesme profesionale, doëtë jetë gati për në tregun e punës. Këtë e mundësojnë ndryshimet më të fundit, që i janë bërëëdraftit për arsimin profesional. Një risi tjetër është se tashmë nxënësit do të kenë mundësi ta mbarojnë më shpejt shkollën e mesme profesionale, pasi ajo nga 5 vjet bëhet në katër vjet.
"Një i ri në moshën 17 vjecare pasi ka mbaruar arsimin e detyruar dhe plus dy vjet të nivelit të parë të arsimit profesional, pra, me një certifikatë të nivelit të parë ai është i aftë për në tregun e punës", tha Dorina Rapti,përgjegjëse e zhvillimit profesional në MASH.
Risi të tjera të këtij drafti që pritet të kalojë shumë shpejt në Parlament për diskutim, janë dhe kurset pas mbarimit të katër viteve të shkollës së mesme profesionale. Prioritet do tu jepet degëve sipas kërkesave të tregut të punës.
"Për arsimin pas i mesëm, rekomandohet të jetë një vit, ose dy vjet, në varësi gjithmonë të profilit përkatës dhe nëse është dy vjet, pra ai merr 120 kredite, atëherë këtu mund të vazhdohet me tutje dhe në arsimin e lartë. Aktualisht janë shumë të kërkuara pjesa e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dhe pjesa e hoteleri-turizmit", tha Rapti.
Për herë të parë, në shkollat e mesme profesionale pritet të ngrihen dhe bordet të cilat do të kontrollojnë autonominë e shkollave. Përsa i përket kurrikulave, ndryshimet do të pritet të bëhen nga vetë arsimtarët.
Edlira Sulejmani