E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Triumf ne luften antidroge

Shqiperia nuk do te lejoje depertimin e trafikut te droges nepermjet territorit te saj edhe gjate ketij viti. Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, garantoi se prioritet i policisë se shtetit do te jete lufta kunder tranzitit te drogave nepermjet kufijve shqiptare.

"Nëse në vitin 2010 u rreshtuam të parët në Ballkan për luftën kundër drogës, 2011-a sjell dy sfida të vështira dhe dy objektiva të padiskutueshëm politikë. Objektivi i parë dhe i vetëkuptueshëm është të mos dorëzojmë stafetën tek asnjë polici tjetër e Ballkanit. Objektivi i dytë është të krahasohemi me rezultatet tona me sfidat, objektivat dhe sukseset e policive më të avancuara të BE dhe domosdoshmërisht pra të policive jashtë rajonit të Ballkanit", tha Lulezim Basha, ministër i Brendshëm

Ministri Basha, e bere kete deklarate gjate nej takimi me drejtues te policise se shtetit, te cilet i pergezoi per luften ndaj trafikimit dhe kultivimit te droges. Shqiperia gjate 2010 ka reduktuar me 40% siperfaqet e kultivimit te bimes narkotike, ndersa keto vleresime vijne nga raporti i BE. Vendi yne vleresohet si me i miri ne  rajon per forcimin e kufijve dhe luften ndaj lendeve narkotike.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›