E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nis depozitimin e padive penale për Topallin e Berishën

09/06/2010 Socialistët gërmojnë në arkivat e televizioneve për kërcënimet në Kuvend

Fyerjet, shpifjet, akuzat, si dhe kërcënimet me jetë në adresë të ligjvënësve socialistë do të paditen në Prokurori nga Partia Socialiste. Kjo është nisma më e fundit që pritet të ndërmerret nga kjo parti. Por ndërkohë një nismë e tillë do të jetë e shtrirë në kohë, për vetë faktin se lidershipi socialist ka vendosur mbledhjen e të gjitha këtyre akuzave, të cilat shkojnë deri aty sa kërcënojnë me jetë në të gjitha mediat vizive shqiptare, përfshirë këtu dhe televizionin publik shqiptar. Gërmimi në arkiv nga ana e PS-së do të nisë që nga viti 2005, dhe mbledhja e fakteve do të jetë e fokusuar në deklaratat e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryeministrit Sali Berisha, në seancat parlamentare që janë zhvilluar që nga 2005 e deri më sot. Në këtë mënyrë, pas mbledhjes së këtyre deklaratave, të cilat natyrisht përfshijnë akuz për shpifje në adresë të deputetëve të PS-së, kjo e fundit do të nisë depozitimin e padive penale rast pas rasti në organet kompetente. Ndërkohë dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla, pas kallëzimit penal që grupi parlamentar i PD-së bëri për deputetin socialist Tom Doshi, bëri me dije se “t’i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së që edhe ne të depozitojmë në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj shtetasit Sali Ram Berisha, lindur në Viçidol dhe banues në Tiranë, i datëlindjes 15.10.1944, për kërcënim të drejtpërdrejtë për vrasje”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›