“Tragjedia e Gërdecit përgjegjësi e ushtarakëve”
08/06/2010 Pinari, ushtarakët kanë injoruar urdhërat e Ministrit të Mbrojtjes
TIRANË- Procesi ndaj 29 të pandehurve, akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, pati si objekt në seancën e djeshme deklaratën e drejtorit të kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari. Në fjalën e tij tepër të gjatë, Pinari akuzonte ushtarakt për moszbatim të urdhërve të ministrit të Mbrojtjes. Madje ai shkonte deri aty sa e quajti injorim nga ana e ushtarakëve, faktin se nuk janë bërë përpjekje për të kuptuar dhe për të zbatuar tre urdhërat e ministrisë së mbrojtjes. “Është për të ardhur keq kur këta ish ose edhe që janë ushtarakë të lartë me detyra të rëndësishme komanduese, gjenerale, kolonelë, nënkolonelë me detyra drejtorë, komandantë Brigadash e Shefa Shtabi, jo vetëm që nuk i kanë zbatuar urdhrat e ministrit apo detyrat funksionale për detyra të rëndësishme ushtarake. Madje pa e vënë fare në dijeni apo, dhe këtu para gjykatës në mënyrën me absurde po e injorojnë duke përdorur shprehjet: “Kështu u mendua”, “u mjaftuam vetëm me njoftimin e shtabit të përgjithshëm”, “nuk jam njohur me urdhrin, ishte detyrë e komandantit”. Ai tha se në këtë proces gjykohet një administratë që punon mbi bazën e ligjeve, VKM, rregulloreve, urdhrave e udhëzimeve. Ndërsa shtois e marrdheniet e MEICO-s me KFB-në për projektet e Gërdecit kanë qenë të lidhura me tre udhra të Ministrit të Mbrojtjes: I) Urdhri nr.550 datë 24.04.2007, II) Urdhri nr.1800 datë 22.10.2007, për kalimin e pronës, III) urdhave që lidhen drejtpërsëdrejti me detyrat e tyre funksionale ushtarake. Ushtarakat sipas Pinarit jo vetëm e kanë injoruar dhe shpërfillur në praktikë me moszbatim, por me shpjegimet e tyre e kanë shpërfilluar dhe injoruar tërësisht rëndësinë dhe karakterin absolutisht të detyrueshëm të urdhrit edhe para gjykatës. Pinari foli edhe për lojë të pandershme, që sipas tij janë duke bërë disa prej dëshmitarëve ushtarak. Ndërkohë që pa emra etiketoi edhe disa të pandehur me rolin e ish kuadrove të lartë, duke i quajtur persona të pandershëm dhe që kanë luajtur me urdhërat dhe tashmë duan të fshehin gjithçka.
Ekonomistja, urdhëri i ministrit haptazi i paligjshëm
Matilda Tasho, ish ekonomiste në kompaninë MEICO, ishte dëshmitare në procesin ndaj të pandehurve që akuzohen për tragjedinë e Gërdecit. Ai tha se ka patur mangësi në zbatimin e urdhërëve, duke shtuar edhe faktin tjetër se vet urdhërat ishin të paligjshëm. Tasho foli për urdhërin 2044 të Ministrit të Mbrojtjes Fatmir mediu, duke e cilësuar atë, haptazi të paligjshëm në tre pika. Për këtë fakt ajo tha se ia kishin vënë në dijeni edhe Ylli Pinarit. Por sipas saj, ai edhe pse kishte premtuar ndryshme nuk i kishte bërë asnjëherë.Ashtu si edhe Pinari dëshmitarja ia ka vënë fajin për ruajtjen dhe transportin e municionit ushtrisë. Sipas saj e gjithë përgjegjësia ka qenë e ushtarakëve dhe se ishin ata që duhej të përgjigjeshin për transportin e municionit dhe për zbatimin e urdhërave të ministrit. Sa për shoqërinë MEICO që merrej me transportin e municionit, ekonomistja tha se ka zbatuar urdhërat që vinin nga komanda.