Universiteti iniciativë për grumbullimin e parave
09/06/2010 Historia e 19-vjeçares nga Lushnja, jeton me dializë në çdo 6 orë. Familja e saj, në mjerim
ELBASAN-Një 19-vjeçare në gjendje kritike për jetën me veshkat jashtë funksionit kërkon një transplant që mund të shpëtojë nga vdekja. Ermira Dushi 19 vjeç deri pak muaj më parë vazhdonte studimet në Universitetin e Elbasanit në degën e Biologji-Kimi, por papritur i shfaqet një gjendje e rënduar në veshka dhe përfundon në gjendje kome në Tiranë. Vajza ka humbur funksionin e të dyja veshkave dhe jeton me dializën një herë në 6 orë. Nëna e saj i është nënshtruar analizave për dhurimin e veshkës që i shpëton jetën, por operacioni kushton 15 milionë lekë.
Iniciativa
“Ndihmoni shoqen tonë” është edhe iniciativa e universitetit nëpërmjet studentëve të degës së Bio-Kimisë. Studentët e vitit të parë në degën biokimi i janë bashkuar iniciativës për grumbullimin e të ardhurave që do të shërbejnë për operacionin. Sipas shoqeve të saj, 19-vjeçarja humbi gjithçka, ëndrrat, shkollën, shpresën për të qenë si ato dhe mund të kthehet në jetën normale vetëm nëpërmjet këtij operacioni të shtrenjtë. Në një gjendje shumë të vështirë ekonomike familja e saj ka kërkuar ndihmë për vajzën e re. Thirrjes i është përgjigjur universiteti “Aleksandër Xhuvani” që ka filluar nëpërmjet studentëve grumbullimin e ndihmave. Dy studente të degës Bio-Kimi të universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë marrë iniciativën për të ndihmuar studenten duke vendosur një kuti dhe grumbulluar ndihma për studenten e sëmurë. Për këtë arsye dekani ka urdhëruar sekretarinë e shkollës me kryesekretaren Drita Cerepi të organizojë punën për dhënien e ndihmesë nga studentët dhe stafi i pedagogëve të Universitetit. Dekani i këtij fakulteti Peci Naqellari shprehet shqetësimi i ngritur është mjaft urgjent. Veç ndihmës që studentja ka kërkuar në universitet nevojitet gjithashtu dhe ndihma e qeverisë, pasi rasti është mjaft serioz dhe vetëm universiteti e ka të pamundur ta përballojë një kontribut të tillë. Ditën e hënë kutia me logon “Ndihmoni shoqen tonë” është vendosur në katin e parë të ambienteve të universitetit, ndërsa në ditët në vazhdim kjo kuti është spostuar në fakultetet e Ciklit të Ulët dhe në fakultetin Ekonomik. Ndërkohë Ziso Thomollari, pedagog pranë këtij fakulteti duke dhënë kontributin e tij personal dhe mbështetjen thotë se të gjithë duhet të jemi bashkë e të japim kontributin tonë për këtë vajzë që dergjet në shtrat në vitet më të bukura të rinisë. “I uroj shërim të shpejtë studentes dhe brenda mundësive jam i gatshëm të japë kontributin tim financiar për të ndihmuar këtë studente”. Shuma financiare e dhënë nga ana e pedagogeve kap shifrën prej 5- 10 mijë lekë. Këtë iniciativë humanitare e kanë mbështetur edhe dekanë të tjerë si Vilson Kuri i Shkencave të Edukimit dhe fakulteti Ekonomik. Familja e vajzës 19- vjeçares nga Lushnja ka kërkuar ndihmë nga bizneset apo institucionet që mund ta ndihmojnë të përballojë transplantin që do t’i shpëtonte jetën vajzës së tyre. Ata i kanë bërë një apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit t’i shpëtojnë jetën 19-vjeçares Edmira Dushi.
Thirrje për ndihmë
Të më ndihmojë dikush, dua të jetoj
Edmira Dushi është vetëm 19 vjeç. Prej 4 muajsh ajo po lufton me një sëmundje të rëndë që i ka prekur veshkat. Sëmundja e ka detyruar të ndërpresë mësimin në Universitetin e Elbasanit dhe të dergjet në shtrat në shtëpinë e saj të varfër, në fshatin Zhelizhan të Lushnjës. Familja e saj e varfër e ka të pamundur që të përballojë shpenzimet e një operacioni që do t’i shpëtonte jetën vajzës së re. “Ju bëjmë thirrje të na ndihmoni për një transplant, pasi pa transplant nuk ka shpëtim”, ka qenë apeli i babait të saj pak ditë më parë. Për të ndihmuar Edmirën janë bashkuar dhe ish-mësueset e shkollës së mesme, të cilat kanë mbledhur disa të holla, duke sensibilizuar nxënësit dhe banorët e zonës. Vetë Edmira, me lot në sy dhe me vështirësi, kërkon një ndihmë për jetën e saj, që dhe ajo të jetojë si gjithë të tjerët. “Edhe unë dua të jetoj sepse kam ëndrra për jetën time. Dua ndihmë, dikush të me ndihmojë”, thotë vajza e re, jeta e të cilës varet nga një transplant që kushton 15 milionë lekë.