E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush është Artan Hoxha?

Po kush është ai që do ta drejtojë Shtetin 5 vitet e ardhshme? Artan Hoxha ka lindur në një familje të njohur në qytetin e Durrësit. Ai është ekspertë i politikave ekonomike dhe jo vetëm. Në qeverisjen e parë demokratike pa rrëzimit të diktaturës komuniste, ai drejtori ministrinë e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993).

President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim
anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (Shkurt 2008-Maj 2010);
anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë
anëtar dhe Drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar
Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.

Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.

Arsimimi:

Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës. /Start/

                                                                                             2012-06-11 09:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›