E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nuk jep votat pa hapur kutitë. PD: Gati për pakt kushtetues

Opozita nuk do te jape voten e saj per asnje ligj qe kerkon shumice te cilesuar nese nuk do te kete nje marreveshje per ceshtjen e transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Kete qendrim e beri publik kreu i deputeteve socialist Gramoz Ruci, ne seance plenare ku u diskutua kalendari trejavor i punimeve, ne te cilin ishte perfshire edhe projekligji per gjykaten administrative.

"Nga 22-23 ligje qe keni ketu, gati dhjete apo 11 jane ligje kodesh qe duan shumice te cilesuar. Kerkohet nje zgjidhje e krizes politike, kerkohet nje marreveshje e gjere dhe e plote. Ky institucion duhet te permbushe misionin e tij jo me ngjyra partiake po per ti dhene qendrueshmeri, vlera dhe institucione te qendrueshme dhe te verteta kushtetuese ne vend", tha Gramoz Ruci.

Kreu i deputeteve demokrat Astrit Patozi,reagoi duke thene se nuk ka krize ne vend, dhe perseriti endrimin e shumices, per tju pergjigjur cdo pretendimi te opozites ne baze te ligjeve dhe kushtetutes se vendit

"Ju kerkoni qe ne te bashkepunojme dhe qe te miratojme nje pakt. Po zoti Ruci jemi plotesisht dakord qe te bashkepunojme dhe kemi vetem nje kusht, i cili ne fakt nuk eshte kusht por eshte detyrimi jone qe te mos shkelim ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Jemi te hapur te bashkepunojme per te gjitha pretendimet dhe per te gjitha kerkesat normale dhe ligjore te opozites", u shpreh Astrit Patozi.

Mes Gramoz Rucit dhe Astrit Patozit, jane shkembyer edhe batuta per situaten politike por ne gjuhen e fubollit, referuar nisjes se kampionatit boteror. "Do ju ftoja qe te mos i bezdisni shqiptaret ne keto dite te kampionatit me legjendat tuaja, me perrallen tuaj te krizes", tha Patozi. "U bej apel te gjitheve ta ndjekin futbollin se eshte eveniment, por duhet te dish qe dje eshte thene njoftim publik qe nga ora 8:00 e mengjesit deri ne 18:00 pasdite nuk do te kene shqiptaret drita, per dhjete dite", u pergjigj Ruci.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›