Ska ilaçe, rrezikon jetën 3-vjeçari me leuçemi. Apel për ndihmë nga familjarët
Prej kohesh ne spital nuk gjen ilace per te kuruar te birin tre vjecar qe vuan nga nje semundje tumoriale e gjakut. Para tre muajsh ka ardhur nga nje fshat i thelle i Peshkopise dhe nje nga dhomat e pavionit te onkohematologjise eshte bere streheza e Dylberes dhe te birit te saj, Halimit, tre vjecar. Ajo tregon mundimet me te cilat po perballet per te kuruar te birin. Sherbimi nuk mungon nga mjeket, madje ajo shpreh fjalet me te mira per ta, por mungojne ilacet, te cilat jane te paperballueshme per t’u blere.
• Godo: Mungojnë ilaçet. Kushtojnë shtrenjtë
“Kam një fëmije 3-vjeç, e kam të sëmurë me leuçemi në gjak. Përsa i përket shërbimit nga doktoreshë Donieta, jam shumë e kënaqur nga shërbimi i saj. Përsa i përket ilaçeve s’ka çmë bën dokteresha. Unë nuk mundem më. S’ka ilaçe spitali. Ne të gjitha i blejmë vetë në farmaci. Kemi tre muaj burrë e grua që rrimë këtu. Lekët i kemi gjetur borxh. Nuk llogaritet shpenzimi. Ilaçet e rënda bëjnë shtrenjtë. Një gjilpërë dyditore 20 mijë lekë bën” thotë e ëma e Halimit, Dylbere Spata.
E vetmja zgjidhje per te tashme mbetet kurimi i te birit jashte shtetit. Apeli i saj eshte vetem nje vize per te ndihmuar Halimin tre- vjecar . “S’ka ilaçe, me jep rrugëzgjidhje. Të paktën një vizë. Zoti bën mrekullira, por merak për shërbimin...” thotë zonja Spata.
Halimi tre- vjecar eshte femija i peste i familjes Spata qe fatkeqesisht i duhet te perballet me nje semundje te rende ne dyert e spitaleve dhe jo te jete prane vllezerve dhe motrave te tij.
Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e enjte , 10 qershor 2010 ) < I mëparshmi