E Diel, 1 Nëntor 2026

Onkohematologjia, Godo: Mungojnë ilaçet. Kushtojnë shtrenjtë

Mungesen e medikamenteve ne pavionin e onkohematologjise ne QSUT e praneon dhe vete shefja e sherbimit, Anila Godo. Gjate nje interviste per Alsat ajo shprehet se prej kohesh medikamentet qe kurojne semundjet ne kete pavion nuk i mbulojne dot nevojat e te gjithe pacienteve. Ajo shprehet se duhet nje buxhet me i madh pasi ato jane teper te kushtueshme.

“Të sëmurët venë dhe i blejnë në farmacitë e qytetit....ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë... dhe do të ndodhi. është e kotë ta fshehim derisa spitali të mos mbulojë të gjitha medikamentet. Nuk mund të mos bësh skemën e mjekimit plotësisht siç duhet. Një cikël i tërë mund të kushtojë 20 mijë lekë, mund të kushtojë 200 mijë lekë, varet” thotë Godo.

Nderkohe, shefja e onkohematologjise shprehet se semundjet e gjakut ne te gjithe boten kane nje tendence ne rritje, nderkohe qe edhe ne Shqiperi ne pavionin qe ajo drejton ka raste te reja cdo vit.

Për patologji të ndryshme nuk mund të thuash shifra në total sepse shifrat i përkasin patologjive të ndryshme. Shifrat kryesisht i masim me raste të reja në vit. Për leukozat mund të kemi rreth 30-40 raste të reja në vit. Nga tumori i veshkës, nefloblastoma, kemi rreth 6-8 raste të reja në vit” thotë Godo.

Vetem disa jave me pare, drejtori i QSUT deklaroi se nga tenderat qe po zhvillohen do te sigurohen rreth 60% me shume citostatike, per repartet onkologjike, por jo ne masen 100%, cka tregon se per pacientet serisht do te kete mungesa ilacesh.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›