E Enjte, 5 Nëntor 2026

PS nuk vonon. Nga Lushnja ndez motorrët e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit

PS nuk vonon. Ndez motorrët e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Startin e ka nisur nga Lushnja, përmes një aktiviteti në Pallatin e Kulturës, ku prezantoi kandidaten për kryebashkiake të Lushnjës, Eriselda Sefa. I pranishëm në këtë takim ishte drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkut e Fierit, Taulant Balla, i cili në fjalën e tij ceku edhe çështje të politikës. Zoti Balla tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë ende bashkë.

“Ne nuk bëmë aleancë me asnjë parti në këtë zgjedhje, dhe as nuk do të bëjmë. Saliu u bashkua me Ilirin. Luli nuk e di se me kë do bashkohet. Kush mendon se Luli dhe Saliu janë ndarë nga njëri-tjetri, e ka gabim pasi janë bashkë. 21 janarin e ka bashkë me Lulin, historinë e detit e ka bashkë me Lulin, Gërdecin Luli ishte ne qeveri. Çështja e 21 janarit nuk mund të mbyllet kurrë për asnjë prej tyre” – tha Balla.

 Drejtuesit politik Balla iu kthye fushatës së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe nënvizoi se gjithçka do të fokusohet në takimet derë më derë me njerëzit, dhe jo me mitingje të mëdha.

“Nuk ka socialistë dhe demokratë, por qytetarë të Lushnjes, ne nuk kemi kundërshtar në këto zgjedhje. Lëvizjen e Saliut dhe Ilirit me LSI-në, apo atë që ka mbetur nga partia e Lulit. Asnjë minutë të mos merremi me kandidatët e kundërshtarëve. Ne nuk kemi kohë të merremi me ta. Sapo kemi mbaruar një palë zgjedhje. Dua ta them troç, që Eriselda ka mbështetjen e plotë të Kryeministrit dhe qeverisë, për të çuar përpara projektet e qeverisë. Pas 11-12 muaj nga sot ne do kemi hyrë sërish në zgjedhje për bashkitë dhe këshillat bashkiak. Kontrata me qytetarët e Lushnjes do jetë 12 muaj, për të provuar se çfarë kemi bërë”, u shpreh drejtuesi politik i PS për Qarkun Fier.

Garën për zgjedhjet  e 6 Marsit, kandidatja Sefa e sheh si një përgjegjësi për t’i shërbyer më mirë qytetarëve Lushnjar, ndërsa kërkoi mbështetjen e tyre.

“Nëse mbështesim dhe besojmë tek njëri- tjetri mund t’ia dalim mbanë me shumë sukses. Ju siguroj se pasioni për tu shërbyer qyetarëve do të bëj që bashkia të jetë një shembull performance dhe model i parimve dhe vlerave evropiane”, tha ajo. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›