E Enjte, 5 Nëntor 2026

Xheki Çan, në stafetën e pishtarit olimpik

Stafeta e pishtarit olimpik, e cila vazhdon udhëtimin e saj nëpër Kinë, arriti të enjten në Murin e Madh në veri të Pekinit të enjten, në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Dimërore 2022. Pishtari Olimpik do të mbërrijë të premten në stadiumin Olimpik, “Foleja e zogut”, përpara nisjes së ceremonisë hapëse të Olimpiadës dimërore.

Aktori i kungfu-së nga Hong Kongu, Jackie Chan, ishte pjesë e stafetës së pishtarit olimpik. Ai kishte marrë pjesë edhe në stafetën e pishtarit në Olimpiadën Verore të pekinit në 2008. “Jam shumë krenar që mbaj flakën olimpiken për herë të dytë. Falenderoj komitetin organizativ që ma dha këtë mundësi”, – tha aktori i filmave, duke theksuar se këtë herë ka qenë një ndjesi krejt ndryshme nga hera e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›