E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS organizon 'Faleminderit Tirana', Rama: Ta mirëqeverisim Shqipërinë për të gjithë

TIRANË-  Partia Socialiste po feston sonte në kryeqytet fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, njëherësh rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë. Aktiviteti "Faleminderit Tirana" po zhvillohet në Amfiteatrin tek liqeni artificial. Deputetët e Tiranës, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, përshendetën qytetarët e Tiranës dhe falënderuan të gjithë socialistët që kontribuan për fitoren.

I pari që mori fjalën në aktivitet ishte deputeti Ditmir Bushat, i cili theksoi se qeveria socialiste ka përpara një sfidë të madhe, për të realizuar rilindjen që u kanë premtuar shqiptarëve.

“Kemi marrë një votë bindëse, një mbështetje të madhe popullore. Kemi një sfidë shumë të madhe përpara, shumë më të madhe ndoshta se ajo e vitit ‘97, për ta çuar Shqipërinë aty ku meriton dhe për të realizuar rilindjen që u kemi premtuar shqiptarëve.”- deklaroi Bushati. 

SAIMIR TAHIRI: UROJ QE KETE FITORE TA KTHEJME NE PUNE
“Uroj shumë që këtë fitore ta kthejmë në punë dhe puna për ne sapo ka filluar. Urojmë të shohim njëri -tjetrin në sy si para fushate, të njohim sakrificat e njëri- tjetrit. Vetëm kështu do të arrijmë fitore pas fitoreje. Në jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, ne jemi të gjithë fitimtarë.”

LEDI SHAMKU: RILINDJE ESHTE
“Dy ditë para zgjedhjeve rrëshqita dhe theva krahun. Por më thanë ke thy të djathtën, të majtën e ke top. Dhe të majtën e kishim top, apo jo. Kjo do jetë vera, jam e bindur më e bukur për të gjithë ne, se do jetë vera e ëndrrave. Kishim një shprehje ne tek njësia 10, rilindje do të jetë. Pas datës 25, kur mbaroi numërimi i kutive, shprehja është, “Rilindje është”. Faleminderit shumë njësia 10, ju kthyet të majtës me kokë e këmbë.”

RAKIP SULI: DO JEM GARANT I ZBATIMIT TE PROGRAMIT
“Mirëmbrëma motra e vëllezër, mirëmbrëma njësia 11. Falënderoj skuadrën, forcën aktive të mrekullueshme. I premtuam zotit Rama se do vinim më një vend plus dhe erdhëm me 1600 vota plus. Falënderoj zonën e Laprakës, Josif Pashkos, Bregut të lumit që e sollën rilindjen dhe në njësinë numër 11, ku Rakip Suli do jetë garant i zbatimit të programit të PS-së.”

TAHIRI FTON QYTETARËT E TIRANËS NË FESTË
Kreu i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ftoi të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në festën që po zhvillohet në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial.

“Faleminderit Tirana! Sot në 19.30 te Amfiteatri pranë Liqenit Artificial, festa e madhe e fitores në Tiranë. Shpërndaje Njofto gjithkënd mundesh dhe mos harro të vish dhe vetë me familjen dhe miqtë e tu”, shkruan Tahiri.

(vijon)
(er.nu/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›