E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-bllokut

TIRANE – Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Të shtënat kanë shkaktuar panik tek banorët dhe të rinjtë e shumtë që frekuentojnë baret në zonën e ish-bllokut.

Momentalisht nuk ka të dhëna për shkaqet apo autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autorët u larguan në drejtim të stadiumit “Dinamo”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›