E Diel, 1 Nëntor 2026

PS padi ne Prokurori Qeveria pale ne vjedhjen me faturat e dritave

Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja ka dorezuar sot ne Prokurorine e rrethit Tirane nje kallzim per vjedhjen e konsumatoreve shqiptare permes faturimit te energjise elektrike. Beqja tha se faturimi mbi 30 dite eshte abuzim e vjedhje nga kompania shperndarese dhe akuzoje Berishen se eshte ortak me kete kompani. Pas daljes nga Prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane Beqja tha se nga nje ane Berisha premton se do te fali faturat e prapambetura dhe nga ana tjeter nuk mbron interesat e qytetareve me faturat qe paguhen.

Sali Berisha nga njera ane premton se do u fale qytetareve faturat e energjise ndersa nga ana tjeter jo vetem qe nuk eshte ne gjendje te mbroje interesat e konsumatoreve shqiptare por me kompanine shperndarese te energjise ku eshte aksioner dhe eshte i ulur ne Keshilli Mbikeqyres vazhdon te vjedhe shqiptaret tha deputeti i PS-se Ilir Beqja.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›