PS, padi për të mbajtur në këmbë Piramidën

Teksa Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë padinë e bërë nga Bashkia e Tiranës në kohën kur ajo drejtohej nga Edi Rama, socialistët, depozituar sot një padi të dytë, në tentativë për të mos lejuar shembjen e ndërtesës, thuajse fantazmë, pasi pjesa më e madhe është jashtë funksioni.
Atje, mazhoranca aktuale pretendon të ndërtojë Parlamentin e ri, vendimi për të cilin është marrë tashmë.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, avokati Genc Çifligu, argumentoi kërkesën për rrëzimin e ligjit me pretendimin se projekti i qeverisë nuk ka një faturë të qartë financiare dhe për përplasje të kompetencave midis pushtetit vendor dhe Kuvendit.
Sipas tij, vendimi për shembjen e Piramidës duhej të ishte marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të bashkisë.
Pas padisë së bërë, Gjykata Kushtetuese fillimisht duhet të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën ose jo. E nëse e pranon, fillimisht ligji i mazhorancës do të “ngrihet” deri në shpalljen e vendimit përfundimtar, çka do të duhen muaj. /S.Ll/Start/
2011-11-23 15:27