E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria nis legalizimin e 1888 objekteve

Vendimi thotë se për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje, ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, dhe se vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

a) qarkun e Tiranës, 97 (nëntëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 026.31 (gjashtë  mijë e njëzet e gjashtë  presje tridhjetë e një) m²;

b) qarkun e Durrësit, 579 (pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 213 900.00 (dyqind e trembëdhjetë mijë e nëntëqind) m²;

c) qarkun e Shkodrës, 351 (treqind e pesëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 80 300.20 (tetëdhjetë mijë e treqind presje njëzet) m²;

ç) qarkun e Lezhës, 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 831.70 (njëzet e dy  mijë e tetëqind e tridhjetë e një presje shtatëdhjetë) m²;

d) qarkun e Beratit, 36 (tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 049.88 (katër mijë e dyzet e nëntë presje tetëdhjetë e tetë)  m²;

dh) qarkun e Fierit, 277 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 66 645.90 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë presje nëntëdhjetë) m²;

e)  qarkun e Korçës, 39 (tridhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 919.93 (katër mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë presje nëntëdhjetë e tre) m²;
      
 f)  qarkun e Elbasanit, 167 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 44 864.80 (dyzet e katër  mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër presje tetëdhjetë) m²;
       
g)  qarkun e Vlorës, 207 (dyqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 56 159.40 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë presje dyzet) m²;
     
gj)  qarkun e Kukësit, 33 (tridhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 499.59 (shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë presje pesëdhjetë e nëntë) m²;
      
h)  qarkun e Gjirokastrës, 25 (njëzët e pesë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 11 533. 80 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tre presje tetëdhjetë) m².

 /Start/

                                                                                             2011-11-24 08:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›