Pranvera shpresëdhënëse për statusin kandidat
Kështu ka deklaruar eurodeputeti Hannes Svoboda, sipas të cilit, për këtë ka ndihmuar edhe marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës. Svoboda thekson se ka pasur kontakte konstante me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili ka garantuar mbështetjen për udhën e integrimit europian të Shqipërisë.
“Ne jemi në kontakt të përhershëm me zotin Füle dhe ai është shumë i gatshëm për të ndihmuar. Marrëveshja pozitë-opozitë në Shqipëri erdhi pak me vonesë për samitin e 9 dhjetorit, por gjithsesi ndoshta në pranverë të vitit të ardhshëm mund të flitet për statusin e kandidatit, pasi do jetë e rëndësishme për promovimin e reformave evropiane në Shqipëri”, ka deklaruar Svoboda për ABC. Më tej, eurodeputeti thekson se marrëveshja e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës ka sjellë një klimë të re në politikën shqiptare.
“Mesazhi duhet të jetë se Shqipëria është në një situatë të re, në një stad të ri. Të dy forcat më të mëdha politike kanë rënë dakord mbi parimet se si të ecin përpara. Nëse ata i zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe nëse arrijnë atë që kanë premtuar, mendoj se Shqipërisë duhet ti jepet një shans në pranverë për statusin e kandidatit. Kjo do të forconte vendosmërinë e të dyja palëve për të kryer reformat e duhura”, thotë Svoboda.
Ai shprehet gjithashtu se integrimi evropian i Shqipërisë kalon përmes bashkëpunimit të ngushtë mes palëve. “Ne jemi të kënaqur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe mesazhi që ne duam t’ju përçojmë forcave politike shqiptare është, se rruga drejt Evropës kalon përmes bashkimit të tyre, jo veç e veç, jo kundër njëra tjetrës dhe kjo është në interesin e popullit shqiptar”, deklaroi ai. /Start/
2011-11-23 16:38