Tiranë, plagoset me makinë polici pas mitingut
TIRANE- Një tjetër efektiv policie ka mbetur i plagosur dy net më parë gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Bëhet fjalë për një tjetër aksident me një nga patrullat e Komisariatit Nr.5 në kryeqytet, e cila ishe vendosur në hyrje të Bathores, për të ndihmuar në qarkullimin e mjeteve pas mitingut elektoral që bëhej në këtë zonë. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur efektivi Bajram H. i cili i ka kërkuar autorit të ngjarjes që të ndalojë dhe të kthehet në rrugë tjetër.
Sipas forcave blu, drejtuesi i mjetit tip 'Ford', me targa AA 641 AF, Petrit Meziri, nuk ka pranuar që të ndryshojë kahun e rrugës dhe ka nisur të konfliktohet me komandantin e Njësisë Nr.4 të Patrullës së Përgjithshme. Sipas policisë, 50-vjeçari, Meziri nuk ka dashur që të ndryshojë kahun e rrugës dhe për këtë ka debatuar për afro 5 minuta me efektivin e policisë. Pas debatit në fjalë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë gaz makinës dhe e ka goditur efektivin e policisë në këmbë, duke i dëmtuar gjurin. Burime nga forcat blu sqarojnë se pas kësaj, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, i cili ka pretenduar se ka qenë i dehur.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)