PS padit drejtorin e KQZ per falsifikim te rezultatit

Partia Socialiste ka kerkuar ne Prokurorine e Tiranes ndjekjen penale te drejtorit te Komisioneve Zgjedhore ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Alfred Spahiu per shperdorim detyre dhe falsifikim te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve. Kerkesa eshte dorezuar mesditen e djeshme nga sekretari per eshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj i cili ka sjelle ne vemendje procesin e numerimit te votave ne 10 maj per Qendren e Votimit numer 1932 ne KZAZ 52 ne Tirane. Socialistet pretendojne se jane konstatuar mosperputhje midis fleteve te votimit dhe procesverbalit te listes se zgjedhesve. Gjate procesit zgjedhor te zgjedhjeve vendore te 08.05.2011 Alfred Spahiu drejtor i Komisioneve Zgjedhore ne ushtrimin e detyres publike me veprime te kundraligjshme ka konsumuar veprat penale te Shperdorimit te detyres dhe Falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve te parashikuar nga nenet 248 dhe 326 te Kodit Penal - thuhet ne kerkese padine te dorezuar nga selia roze.
Ne ngjarjen e ndodhur pak dite me pare ne njesine KZAZ-ne 52 eshte mbajtur nje procesverbal nga perfaqesuesit e PS te cilet kane votuar per mosnumerimin e kutise se kesaj Qendre Votimit. Pavaresisht kesaj Partia Demokratike qe eshte pakice ne kete KZAZ ka deponuar nje kerkese ne KQZ per ta zhbllokuar procesin. Ne kete situate KQZ ka ngarkuar Alfred Spahiun me detyre Drejtor i Komisioneve Zgjedhore ne KQZ te verifikoje rrethanat dhe ekzistencen ose jo te vendimmarrjes se KZAZ-se per kete ceshtje. Socialistet sjellin ne vemendje se ne seancen e hapur degjimore te dates 10.05.2011 te KQZ-se i pyetur per kete ceshtje Alfred Spahiu ka genjyer haptazi duke thene se ska vendimmarrje nga shumica ne KZAZ e ne keto rrethana i takonte KQZ te vendoste. Duke mos paragjykuar vendimmarrjen e KQZ-se si dhe rezultatin e votimit ne kete QV deklarimi haptazi i genjeshtert i z.Spahiu me qellim legjitimimin aktiv te vendimmarrjes se KQZ-se per te mbeshtetur perfaqesuesit e PD-se ne KZAZ-ne 52 ka demtuar besueshmerine e procesit zgjedhor dhe e ka shtyre KQZ-ne ne nje vendimmarrje te kundraligjshme ne shkelje te Kodit Zgjedhor - arsyeton Xhafaj.
Eksperti socialist per ceshtjet juridike thekson se mashtrimet e kryera nga punonjesit e emeruar te KQZ qofte ky duke genjyer haptazi apo duke fshehur fakte dhe rrethana paraqesin rrezikshmeri te larte shoqerore pasi mund te sjellin pasoja te renda ne procesin zgjedhor. Sipas tij menyra e konsumimit te kesaj e vepre penale nga ana objektive me dashje direkte dhe per shkak te detyres ne rastin objekt kallezimi provon edhe anen subjektive ne synimin e ardhjes se pasojes kriminale. Per PS-ne veprimet dhe mosveprimet e tij te kundraligjshme te cilat perbejne mospermbushje te rregullt te detyres ne formen e shperdorimit te detyres kane sjelle gjithashtu pasojen kriminale te manipulimit dhe falsifikimit te rezultateve zgjedhore. Keto veprime dhe mosveprime te kundraligjshme te kryera me dashje direkte per vete natyren e procesit zgjedhor paraqesin rrezikshmeri te madhe shoqerore pasi sjellin pasoja shume te renda dhe te pariparueshme duke cenuar te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve te mbrojtura nga Kushtetuta dhe ligje te tjera te Republikes se Shqiperise thuhet ne kerkese padine e dorezuar nga PS. Gjithashtu Xhafaj kerkoi qe ne kuader te hetimeve paraprake te ketij kallezimi te kryhen veprimet hetimore ne nje kohe sa me te shpejte.