E Diel, 1 Nëntor 2026

PS perpjekje per tension ne prag te heqjes se vizave

Tahiri Evropa ua hoqi vizat shqiptareve jo qeveria. PS-ja votoi per amendamentin e Doris Pack

Partia Socialiste tenton krijimin e nje klime tensioni ne prag te momentit historik per shqiptaret levizjes se lire drejt zones Shengen. PS-ja reagoi dje per takimin e dy diteve me pare te Parlamentit Evropian ku deshtoi perpjekja e europarlamentareve per zgjidhjen e ngercit politik duke krijuar nje alibi te re ne sy te nderkombetareve. Deputeti i PS-se Saimir Tahiri deklaroi dje se ishte PD-ja qe votoi kunder propozimit te Doris Pack per fletet e votimit ndersa PS votoi pro. Kryeministri Sali Berisha eshte pergjegjes per mungese vullneti ne zgjidhjen e krizes politike ne vend . Akuzat e Tahirit vijuan me tej duke e cilesuar kryeministrin Sali Berisha si te vetmin te mbyllur ne bunkerin e krizes pasi ishte i vetmi i cili refuzoi transparencen ndonese Evropa kerkon me force te zgjidhe krizen.

Evropa u hoqi vizat shqiptareve ndersa Partia Demokratike nuk ka vullnet ta deshmoje kete - tha Tahiri.

Mbledhja e Komitetit te Stabilizim-Asociimit Shqiperi ndash Bashkimi Evropian para dy diteve perfundoi pa asnje deklarate zyrtare cka do te thote se eurodeputetet deshtuan ne misionin e tyre per te arritur nje marreveshje midis paleve.
Deshtimi i deklarates se perbashket per hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive te votimit ka ardhur pasi Partia Socialiste ka refuzuar qe ne kete propozim te eurodeputetes Doris Pak te perfshihet fjalia te respektohet Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta.
Kryetari i Delegacionit Eduard Kukan u shpreh i zhgenjyer per mungesen e arritjes se kompromisit dhe tha se kjo do te ndikoje ne pergjigjen qe Bashkimi Evropian do te jape per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Eduard Kukan deklaroi Po jam i zhgenjyer sepse per heren e dyte nuk ishim ne gjendje qe ne fund te takimit te miratonim nje deklarate te perbashket. Eumlshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik me shpresen se do te kete progres. Javen e ardhshme do te jepet progres-raporti per Shqiperine dhe opinioni i KE pyetesori i te cilit u dorezua nga Shqiperia. Nuk e di cila eshte permbajtja e tekstit ndonese disa media kane shkruar per te. Asgje nuk eshte zyrtare. Por perfundimi i ketij takimi nuk eshte aspak nje lajm pozitiv dhe konstruktiv per Shqiperine para kesaj ngjarjeje te madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›