Berisha Shqiptaret levizin te lire jo me peng i kutive

Kutite Berisha Bllokmenet skllever te bunkereve. Berisha ne Shkoder Heqja e vizave me prane se kurre
Nga Shkodra kryeministri Sali Berisha akuzoi dje me tone te ashpra kreun e PS-se Edi Rama se permes politikave antievropiane kerkon te pengoje levizjen e lire te shqiptareve. Duke marre shkas nga deshtimi i perpjekjeve te nderkombetareve ne Tirane per ti dhene nje zgjidhje ceshtjes per fletet e votimit te 28 Qershorit 2009 Sali Berisha u shpreh para shkodraneve se antikultura e bunkerit nxori ne pah kulturen e kutise. Nga kryeqendra e veriut ku ndodhej gjate ceremonise se perurimit te rikonstruksionit te aksit rrugor Evropa dhe Uillson dhe ndertimit te shatervanit te qytetit Berisha pohoi se opozita ka deshmuar se po lufton kunder integrimit te Shqiperise. I perqendruar ne levizjen e lire te shqiptareve ne BE vendim qe pritet te zyrtarizohet te henen ne Bruksel kreu i qeverise shqiptare theksoi se liberalizimi i vizave do te jete vendim historik qe do te beje realitet endrren e shqiptareve dhe arritjen me te madhe pas shembjes se komunizmit. Levizja e lire ne mbare Evropen perben realizimin e atij ideali per te cilin ju shkodranet sakrifikuat me shume se gjithe te tjeret ne historine e ketij vendi. Tashme takohemi se bashku ne harkun e nje vendimi madhor dhe historik te Evropes per Shqiperine dhe shqiptaret vendimin per levizjen e lire te shqiptareve nje prej banoreve me te vjeter te ketij kontinenti dhe mbare Evropes.
Shqiperia eshte nje nga vendet ku qytetaret po jetojne te lire dhe kjo vjen pas nje procesi te gjate reformash te ndermarra intensivisht - tha Berisha. Ai vuri ne dukje se liberalizimi i vizave tashme eshte me prane se kurre per tu bere realitet.
Tashme per shkak te reformave kemi modernizim te kontrollit te kufijve - u shpreh Berisha. Gjate fjales se tij ne Shkoder duke komentuar kerkesat dhe qendrimin konstant te opozites per hapjen e kutive Berisha siguroi se shqiptaret nuk do te jene peng i kutive.
Cdo vote qe do te hidhet do te jete sipas standardeve evropiane - tha Berisha. Sipas kryeministrit Evropa me kete fakt ka deshmuar besimin me te madh tek shqiptaret. Levizja e lire eshte deshmi e seriozitetit dhe perkushtimit tone. Beme qe Shqiperia te jete nje nder vendet me te sigurta ne Evrope. Lufta kunder korrupsionit beri te mundur levizjen e lire premtoj se do te luftojme me gjithe forcen e ligjit korrupsionin - theksoi Berisha ne fjalen e tij para te pranishmeve. Nga Shkodra Berisha vijoi akuzat ndaj opozites dhe ne Postribe ku peruroi nje rruge. Sipas Berishes opozita shpif dhe me keto mjete tenton te pengoje integrimin e Shqiperise ne BE. Opozita vetem shpif. Eumlshte nihiliste. Cfare ofrojne ata per shqiptaret qe qeveria ka te meta dhe ata ofrojne kutite. PS kunder pasaportave dhe leternjoftimeve beri dhe greve nje muaj per te mos lejuar levizjen e lire. Ne ceremonine e perurimit dje ne Shkoder kryeministri Berisha shoqerohej nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deputetja e PD-se ne Shkoder Arenca Trashani si dhe drejtues te pushtetit lokal.
Shkoder Berisha peruron 140 milione leke investime
Kryeministri Sali Berisha ishte dje ne qytetin e Shkodres ku mori pjese ne perurimin e nje sere veprave publike. I shoqeruar nga Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kryetari i Bashkise Lorenc Luka deputetet e zones dhe qeveritare vendore Kryeministri peruroi perfundimin e punimeve te rrethrrotullimit si dhe te rruges Skenderbeg investime qe kapin vleren e 40 milione lekeve. Ai gjithashtu peruroi edhe perfundimin e punimeve te rruges Evropa dhe te rruges Uillson me vlere 50 milione leke si dhe te shatervanit ne qender te qytetit prane Teatrit Migjeni nje investim me vlere 43 milione leke. Ne perfundim te perurimeve kryeministri Berisha vizitoi ekspoziten me fotografi qe i perkasin meshes se pare te fillimit te nentorit 1990 te fotografit Angjelin Nenshati. Ekspozita e celur ne sallen Kardinal Mikel Koliqi prane Katedrales se Shkodres paraqet fotografi te disa klerikeve qe i mbijetuan persekutimit te diktatures komuniste.