E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS perplaset me ndertimoren per ngritjen e nje tende nga FRESSH

TIRANE-Ngritja e nje tende provizore nga te rinjte e Forumit Rinor Eurosocialist ka perplasur deputetet socialiste Sajmir Tahiri Besnik Bare e Eduard Shalsi me kreun e ndertimores per njesine nr.1 ne Tirane Adem Dollapi.

Deputeti i PS-se Sajmir Tahiri u shpreh se kjo pengese vjen nga qellime politike pas sipas tij te rinjte e FRESSH kane edhe lejen perkatese per ngritjen e kesaj tende provizore qe nuk mund te quhet ndertim ashtu sic pretendon inspektoriati ndertimor.

Kreu i ndertimores Adem Dollapi tha se per te ngritur kete tende me permbajtje metalike duhet leje ndertimi.

Nuk behet fjale per nje tende te thjeshte por per nje ndertese per te cilin duhet leje ndertimi. Qe te ndertohet ky objekt duhet te kete nje projekt dhe lejen e ndertimit te dhene nga KRT-ja e Bashkise se Tiranes. Nuk eshte cader elektorale por konstruksion metalik nuk lejojme ndertimet e paligjshme- tha Dollapi

Nderkohe sipas deputetit te PS-se Eduard Shalsi i cili ishte gjithashtu i pranishem gjate kesaj perplasje tha se nuk eshte e nevojshme prania e policise pasi sipas tij konstruksioni ka lejen e Bashkises e Tiranes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›