Perfaqesues te KE-se neser ne Tirane per situaten parazgjedhore
Nje delegacion i Kongresit per Autoritet Lokale dhe Zonale nga Keshilli Evropian do te zhvilloi nje vizite dy-ditore ne Shqiperi me 12-13 prill. Delegacioni do te kryesoret nga Hana Richtermocova nga Republika eke e cila do te shoqerohet nga Mamuka Abulasze Gjeorogji dhe Michel Guegan France. Ky delegacion do te vezhgoje pergatitjet para-elektorale per zgjedhjet lokale qe jane parashikuar te mbahen me 8 maj. Delegacioni do te zhvilloi takime te posacme me Ministrin e Jashtem Edmon Haxhinasto Zv.ministrin e Puneve te Brendshme Ferdinand Poni Kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Ristani dhe zv.kryetaren e Bashkise Tirane Albana Dhimitri. Gjithashtu keta perfaqesues te Keshillit te Evropes do te zhvillojne takime dhe me perfaqesues te partive politike dhe OJQ. Nje delegacion tjeter i Keshillit te Evropes do te vezhgoje nga afer zgjedhjet dhe do te jene te pranishem ne Shqiperi nga data 4 maj deri me 10 maj.