Rrokaj: Me në krye Bashën, për një Bashki që i shërben qytetarit

Kreu i LSI-së në Tiranë Shezai Rrokaj, i ftuar në studion e “Ora News” në intervistën me drejtorin e Informacionit Roland Qafoku, me një program të qartë shpaloi objektivin e qartë të kualicionit PD-LSI, ndërsa artikuloi mjaftë qartë se duhet një Bashki që i shërben qytetarit. Rrokaj deklaroi se era e ndryshimit do të vijë me ardhjen në krye të Lulzim Bashës, i cili vepron në terren. Jo vetem kaq, në këtë frymë të re, u nënvizua dhe roli i LSI-së në “ 8 maj”.
“LSI hyn me nje program të vetin në këto zgjedhje, per hapjen e 2 mijë bizneseve familjare. Bashkohemi me ndihmën e Bashës për eleminimin e taksave dhe reduktimin e klasave që janë të tejmbushura dhe nisma te tjera e që kanë të bejne me formimin e te rinjve, ku profesionet e lira spo frekuentohen më”. Për të, kapërcimi i kësaj krize është hapja e vendeve të reja të punës.
Ndër të tjera, Rrokaj foli dhe per kualicionin, i cili është i qartë dhe i mirëpritur, ndërsa qëllimi i LSI-së mbetet dyfishimi i rezultatit zgjedhor.