PS presion Kuvendit Te afrohet data e mocionit

Rezoluta PS kerkon pershpejtimin e mocionit per debat. Grupi i PS-se Pas debatit mocioni per Topallin
Partia Socialiste vendosi qe te kerkonte diten e sotme ne Kuvend nje date me te shpejte se ajo e 23 dhjetorit per mocionin me debat per progres-raportin e KE-se per Shqiperine. Ky vendim u mor diten e djeshme nga mbledhja e grupit parlamentar socialist pasi me pare Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare kishte vendosur qe ky debat te zhvillohej ne seancen e fundit te ketij sezoni parlamentar pra ne daten 23 dhjetor. Keshtu selia roze kerkon qe ky debat te zhvillohet me pare se data e caktuar pasi per ta mbajtja e debatit ne fund te dhjetorit do te ishte jo shume e vlefshme duke marre parasysh se ne kete kohe eshte pragu i festave te fundvitit dhe mocioni nuk do te kishin vemendjen e duhur nga opinioni publik. Gjithashtu nje arsye tjeter e kerkeses per te pershpejtuar daten e tij eshte edhe ajo qe ka te beje me mocionin per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Kjo pasi Partia Socialiste ka paralajmeruar se menjehere pas mocionit per debat per progres-raportin e KE-se do te nisin procedurat per shkarkimin e kryeparlamentares. Ne kete menyre socialistet kerkojne qe data e mbajtjes se mocionit per debat te jete me pare se seanca e fundit parlamentare dhe pritet qe kjo kerkese te behet sot ne Kuvend. Nje pike tjeter e rendesishme e diskutimeve qe u bene ne mbledhjen e grupit socialist ishte edhe ajo qe kishte te bente me buxhetin e vitit 2011 ku pritet qe sot ai te diskutohet ne Kuvend nen per nen. Grupi parlamentar socialist do te kundershtoje pikat kryesore te tij ku nje nder me specifiket eshte edhe shperndarja e fondeve te buxhetit nga qeveria. Partia Socialiste do ta kundershtoje me force kete pike pasi sipas tyre jane ulur fondet per sektore strategjike. Nje pike tjeter kritike per socialistet eshte edhe ajo e perdorimit sipas tyre te investimeve per efekte elektorale nga ana e qeverise. Keshtu dita e sotme ne Kuvend pritet qe te kete debate te ashpra midis mazhorances dhe opozites. Debatet me te medha do te jene per diskutimet qe do te behen nen per nen per buxhetin e vitit 2011 per te cilin socialistet kane rezerva te medha megjithese Kryeministri Berisha e ka cilesuar kete buxhet si me te madhin ne historine e Shqiperise. Gjithashtu pritet te shkaktoje debat edhe kerkesa qe do te beje opozita per afrimin e dates se mocionit per debat per progres-raportin e KE-se pasi mazhoranca me shume gjasa do te kerkoje qe ky mocion te mbahet ne 23 dhjetor.
Mocioni per debat Kuvendi vendos sot daten
Seanca plenare do te percaktoje sot daten per mocionin per debat te kerkuar nga Partia Socialiste. Projektvendim Per percaktimin e dates se zhvillimit te mocionit per debat per ceshtjet qe kane te bejne me integrimin e Shqiperise ne BE kerkuar nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste - thuhet ne piken 5 te axhendes se Kuvendit. Pak dite me pare Konferenca e Kryetareve diskutoi per rreth nje ore daten per zhvillimin e mocionit por nuk arriti ne konsensus. Opozita kerkoi zhvillimin sa me te shpejte te tij duke propozuar daten 16 dhjetor ndersa mazhoranca kerkoi kohe. Sipas kreut te deputeteve demokrate data me e pershtatshme do te ishte 23 dhjetori kur eshte edhe seanca e fundit per kete vit. Pas diskutimeve mungoi konsensusi cka beri qe vendimi te mbetej ne dore te Astrit Patozit e Gramoz Rucit. Diskutimet mes tyre duket se kane lene si date me te mundshme 23 dhjetorin edhe pse PS edhe dje ne grup ka diskutuar pershpejtimin e ketij debati. Po sot Kuvendi do te shqyrtoje dhe me pas do te miratoje nen per nen projektligjin Per buxhetin e vitit 2011.
Afrimi me PS-ne Koci Duhet kod i ri
Kryetari i PSV-se Petro Koci deklaroi diten e djeshme se pjesemarrja ne protestat e opozites nga ana e partise qe ai drejton behet per bashkimin e se majtes por gjithmone pa hequr dore nga qendrimi per nje kod te ri elektoral. PSV mbetet e palekundur ne pozicionin e saj per katarsis zgjedhor sepse ky proces krijon shanse per pastrimin e politikes nga korrupsioni elektoral korrupsion tek i cili e ka bazen edhe shperdorimi i pushteteve dhe i mandateve ne kurriz te interesave publike e ne sherbim te perfitimeve te paligjshme dhe kriminale ekonomiko-financiare. Si ne Elbasan ashtu edhe ne protesten e Lushnjes kam theksuar alternativen e PSV-se per nevojen e nje kodi te ri politik qe lidhet sidomos me raportin e qytetarit me politiken e qeverisjen dhe kontrollueshmerine e pushteteve politike prej zgjedhesve. Sanksionimi i ketij kodi te ri politik kerkon patjeter nje kod te ri elektoral dhe reforme kushtetuese - tha Koci. Gjithashtu kreu i PSV-se beri thirrje per bashkimin e se majtes duke lene menjane merite e vjetra. Ne nuk mund te pranojme alternativen e riciklimit te larjes se hesapeve brenda se majtes qe filloi me votimin kunder PS per te larguar Nanon ne 2005-n dhe vazhdon me manovrat per ti dhene Berishes Bashkine e Tiranes per te goditur Ramen si kryetar i PS-se. Afrimi yne me PS-ne eshte nje kontribut yni per te nxitur rrugen e reflektimit pozitiv ne qendrimet e fundit te kryetarit te saj - perfundoi Koci.
Rritja e cmimit te energjise Ahmetaj E pajustifikueshme
Partia Socialiste e cilesoi si te pajustifikueshme diten e djeshme rritjen e cmimit te energjise elektrike ne vend. Deputeti i PS-se Arben Ahmetaj theksoi se rritja e cmimit te energjise elektrike behet per te justifikuar korrupsionin ne sistemin e energjise. Eumlshte e pajustifikueshme qe KESH dhe OSSH kerkojne rritje te cmimit te energjise per te justifikuar korrupsion qe po behet ne sistem. Gjithashtu eshte e pajustifikueshme qe CEZ ka kerkuar nje rritje te cmimit te energjise pasi kerkon te mbuloje vjedhjet ne sistem dhe mospagesat - tha Ahmetaj. Gjithashtu ne fjalen e tij deputetit i selise roze theksoi se rritja e cmimit te energjise eshte kundershtuar edhe nga bizneset duke shtuar se kjo rritje do te kete efekt edhe ne rritjen e cmimeve te konsumit. Rritja e cmimit te energjise do te shtoje edhe me tej barren e rende te varferise per qytetaret shqiptare. Tregtaret dhe bizneset e kane deklaruar tanime se nje tjeter rritje e cmimit te energjise do te shkaktonte nje efekt domino ne treg duke rritur cmimet e te gjitha produkteve ushqimore. Kjo do te rendoje serish mbi familjet e thjeshta shqiptare - u shpreh Ahmetaj.