E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rames Perdhose flamurin meriton shkarkimin

Festimet ndryshon ligji per protokollin e shtetit. Berisha Rrugaceri kombetare me 28 Nentorin

Bllokimi i Bashkise se Tiranes per te dytin vit radhazi te dekorit te kryeqytetit me rastin e Festes se Flamurit detyroi dje Kryeministrin e vendit te urdheronte ndryshimin e ligjit per protokollin e shtetit per ceremonialet dhe dekorimet e qyteteve ne rast te festave kombetare. Ndryshimi parashikon heqjen e kompetencave te Drejtorise se Dekoreve ne bashki dhe delegim te tyre protokollit te shtetit. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave z. Berisha deklaroi se me injorimin e Festes se Pavaresise Rama kreu nje akt rrugacerie kombetare per te cilin meriton te shkarkohet porse ai nuk do ta merrte kete vendim per shkak te ndonje konotacioni politik duke qene se Rama eshte kryetar i Partise Socialiste. Dua ti them nga kjo mbledhje se une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre. Por sot e pergjithmone protokolli i Dites Kombetare do te jete tjeter ne menyre qe kurre ndonjehere apatride si ty te mund te mos fyejne flamurin qytetaret kryeqytetin dhe kombin me nje qendrim te tille ekzistencialist te papajtueshem te papranueshem - deklaroi z. Berisha.

Por nga ana tjeter Kryeministri i kerkoi drejtesise te vleresoje si duhet padine penale te bere ndaj Edi Rames nga keshilltaret e djathte te Keshillit Bashkiak te Tiranes.
Kryeministri vuri ne dukje se ne te gjitha qytetet ku jane trojet shqiptare e ku jetojne shqiptare u valevit flamuri pervecse ne rruget e Tiranes dhe siguroi se kjo nuk do te mund te ndodhe me.

E beri per here te dyte por nuk do te mund ta beje kurre me. Dua tu kerkoj ndjese shqiptareve qe nuk e shkarkoj se mund ta shkarkoja dhe e meriton njeqind here per aktin e rrugacerise publike ndaj kombit flamurit dhe vendit por rregullat e pluralizmit me imponojne te pershtat kete qendrim. Kam besim se qytetaret e Tiranes e te mbare Shqiperise do ti japin pergjigjen ketij apatridi ketij njeriu qe nuk ka respektin me minimal per flamurin e vendit te tij i cili eshte njekohesisht edhe flamuri i kombit te tij flamur i njomur me gjak me se fundi se gjithe te tjeret ne Evrope - u shpreh Kryeministri i vendit. Ne kushte te tilla Kryeministri Berisha i kerkoi ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ministrit te Jashtem qe me perparesi te pergatise ndryshimin ne ligjin per protokollin e shtetit per te kaluar ne autoritetin e protokollit te shtetit detyrimin e te gjithe ceremonialit dhe dekorit ne rastin e festave kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›