E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Topalli thirrje banoreve Evakuohuni sa me shpejt

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar dje zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Ajo pa nga afer gjendjen ne harkun

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar dje zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Ajo pa nga afer gjendjen ne harkun e Berdices hyrjen e qytetit Shkoder si dhe ne fshatrat e prekura nga permbytjet mali i Jushit Bishti i Jukes fshati Trush etj. ku po evakuohen shume familje dhe bageti. Kryetarja e Kuvendit u takua me kryetaret e komunave Dajc Berdice Ana e Malit dhe bisedoi per gjendjen e krijuar masat per perballimin e saj dhe per evakuimin sa me pare te banoreve te ketyre komunave. Sipas kryeparlamentares situata ne Shkoder eshte edhe me e renduar per shkak se prej dy muajsh ka nje shi qe nuk pushon dite e nate. Asnje qytet tjeter asnje pjese e rajonit te Ballkanit si pjesa e Shkodres nuk eshte e vendosur ne menyre te tille qe te gjitha shkarkimet nga gjysma e Ballkanit te derdhen ne kete pjese te basenit te Shkodres. Ketu kam parasysh duke filluar nga lumi i Moraces lumi i Semit i Perroit te Thate i Gjadrit i Valbones lumi i Bunes Drinit dhe fryrja shume e madhe e liqenit te Shkodres - tha ajo. Nisur nga kjo gjendje Kryetarja e Kuvendit u beri thirrje te gjithe banoreve te zonave te permbytura te evakuohen menjehere dhe i siguroi se strukturat e shtetit jane te mobilizuara dhe ne gatishmeri te plote per tejkalimin dhe normalizimin e situates se krijuar ne te gjitha keto zona. Une njerezisht i kerkoj edhe nje here cdo banori te zones se Nenshkodres te largohet nga zonat e permbytura. Jane 1900 shtepi te rrethuara nga uji une u kerkoj atyre qe nje minute e me pare te largohen. Ata kane mbeshtetjen e ushtrise dhe te shfrytezojne kete mbeshtetje per te larguar femijet dhe veten - pohoi ajo. Topalli shtoi me tej se kjo situate ka ndodhur gjithmone ne Shkoder por ajo siguroi se shteti eshte ne kembe per te mbeshtetur me te gjitha nevojat familjet ne veshtiresi ne komunat ne veshtiresi. Kam komunikuar me te gjithe kryetaret e komunave qe nga ai i Bushatit Vermoshit te Rrezes se Malit dhe me ata te Obotit dhe te gjitha zonave qe jane ne veshtiresi. Ata jane te gjithe non stop ne pune te gjithe drejtoret jane non stop ne pune. Une kerkoj dhe bashkepunimin juaj perfaqesuesve te medias per te mos krijuar panik dhe per ta pare me ndjenje te forte pergjegjesie situaten - deklaroi ajo.

S. T.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›